“WebLajm” ka siguruar kërkesën e prokurorisë, e cila ka kërkuar masën arrest me burg ndaj ish zyrtares Alda Klosi.
Referuar dosjes hetimore, ish këshilltares së zv ministrit Arben Ahmetaj, i janë komunikuar akuzat të premten në orën 18:00. Referuar dosjes hetimore arrestimi erdhi pas marrjes në pyetje të sanitares Rozeta Dobi, e cila ka treguar përpara hetuesve që prej 5 vitesh ka punuar si sanitare në banesa të ndryshme të ish zyrtares së kryeministrisë.
Në dëshminë e saj Dobi ka treguar për hetuesit se ajo ka nisur punë në vitin 2018 në një banesë që ndodhet në zoonën e “Mozaikut” të Tiranës. Më tej ajo ka shtuar se në atë kohë, kur ka shkuar për të pastruar këtë banesë ka gjetur sipër krevatit të mbuluar me batanije shuma të mëdha parash.
“Nuk i numërova, por ishin shumë para. I mora ato dhe i vendosa në siratrin e komodinës që ndodhej në krevatin ku flinte Alda. Më pas e mora atë në telefon, ku i tregova edhe vendin se ku i kisha futur, ku ajo më falenderoj për veprimin”
Sipas saj kjo ngjarje ka ndodhur verën e vitit 2018.
Më tej, ajo ka shtuar se punëdhënsia është larguar familjarisht nga kjo banesë, duke u trasferuar në banesën e saj të vjetër. Gjatë punës atje, Dobi ka thënë se duke pastruar dollapet ka konstatuar disa kuti me euro, të cilat nuk i ka numëruar, por vlerat monetare ishin shumë të mëdha.
“Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i çonte Alda këto para. Këtë kostatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutite me euro kanë qëndruar aty deri në fund të vitit 2022. Ndërsa pretjet ishin nga 500 në 20 euro”.
Më tej pastruseja u ka thënë hetuesve se kur është transferuar në banesën e marrë me qira tek rruga e “Kosovarëve”, nuk ka parë shuma monetare në euro apo lekë. Ndërsa shton se gjatë mujit dhjetor, Klosi i ka kërkuar që të mbajë në banesën e saj shuma parash me pretendimin se kishte frike nga ish bashkshorti i saj sepse e kërcënonte.
“Pranova ta kryeja këtë veprim pasi kisha vite që punoja me të. Alda më tregoi se kasaforten e kishte futur tek dollapet. Shkova atje e mora kasafortën e futa në një çantë dhe e dërgova në shtëlinë time tek “Unaza e re”. Më shoqëroi djali, por ai nuk dinte gjë, veprimet i kam kryer e vetme. Shkova në banesë, e kasafortën e futa në dollap. Nuk kisha dijeni për shumën e parave. Të nesëmen thash ti sistemoja paratë, ku shumënë të madhe të tyre i futa në tubin e aspirimit”.
Pas kësaj dëshmie dhe hetimeve të kryera referuar faktit që Klosi ka qenë subjekt i IlDKKPI, dhe nuk i ka deklaruar këto para, ajo u shoqerua në polici dhe u arrestua në flagrancë, për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.