Takimi me ju është një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është një takim në një moment, kritik për vendin, për demokracinë, për të ardhmen. Tre ditë më parë Eurostati njofton se nga 2014 deri në fund të 2022 numri i shqiptarëve të larguar vetëm në hapësirën e BE-së, ka arritur 934 mijë vetë.
Ka arritur pra në më shumë se 33% të popullatës, por po të shtojmë këtu edhe ata që janë larguar në vendet jo anëtare të BE-së, kjo shifër shkon edhe te 35% së paku. Imagjinoni se në çfarë situate është katandisur sot, ky komb dhe ky vend. Kur lexon këto shifra dhe sheh ju këtu, secili mund të habitet se edhe pse ju nuk keni ikur.
Jetojmë sot në një kohë kur ky vend braktiset dhe vetën braktiset. Braktiset natën, ditën, braktiset me anije, braktiset me rrugë tokësore, braktiset me rrugë ajrore. Ju garantoj se nuk po braktiset vetëm vendi nga popullata, por po braktiset e nesërmja për vendin. Ky vend nëse vazhdon kështu, nuk ka të nesërme, nuk ka të ardhme.
Ky vend sot ka nevojë më shumë kurrë të shpëtohet. Luftërat i largojnë njerëzit, në luftëra vdesin nga fronti, nga sëmundje nga shumë probleme. Vendi që është pakësuar në histori më shumë nga luftëra dhe ishte luftë botërore ka qenë Polonia dhe ajo ka humbur 20%, të popullit të vet, me të vrarë, me largim etj. Shqipëria humbet në një hark kohore 8 vjeçar, 35 % të popullsisë së vendit.
Kjo ndodh para së gjithash sepse Edi Rama, po vret me regjimin e tij shpresën tek shqiptarët. Unë ju garantoj ju se edhe keni dalë dhe do të dilni e të shifni, por vend më të begatë dhe me pasuri përrallore se ky vend, nuk do të gjeni kurrë. Kudo që të shkoni. Megjithatë ky vend nga Edi Rama dhe regjimi i tij është shndërruar në një tokë të mallkuar.
Pasuritë e tij janë shndërruar në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Fondet e buxhetit të tij, në një ndëshkim për qytetarët shqiptarë. E gjitha kjo, sepse ky grup kriminal që qeveris sot me në krye Edi Ramën, nuk ka asnjë interes tjetër, as kombëtar, as shoqëror, as social, përveç se interesit të pushtetit dhe pasurimit të tyre. Pikërisht për këtë arsye, këta vjedhin në 9 muaj 1.1 miliardë euro.
Ai skandali që ka shpërthyer i Klosit është vetëm një simbol i asaj sa vjedhin këta. Do tu jap një shembull të freskët. Ju keni një person kryetar bashkie, i cili ka 3 vjet që nuk takon dot qytetarët, por i mbledh nëpër salla apo zyrat e bashkisë me përzgjedhje. Por ka 6 vite që vjedh për çdo ton mbetje që krijohet në qarkun e Tiranës, 18 euro fut në xhep duke ua marrë qytetarëve shqiptarë. I tarifon sikur digjen, nuk digjet asnjë kilogramë. Të gjitha depozitohen dhe ky u merr në kundërshtim me kontratën, 29 euro, 18 euro ky i vjedh, i çon ofshore, mundet dhe në Iran.
Problemi është se baballarët tuaj, motrat dhe nënat tuaja që kanë një biznes të vogël, paguajnë trefish taksën e pastrimit. E kjo është vetëm njëra anë.
Pra që të gjithë e shohin që fusha e Sharrës nuk ka djegës, nuk bëhet seleksionimi, por ai vazhdon nga studio në studio, në një kohë kur e ka vendin nga qelia në qeli, sikur nuk ndodh asgjë. Gjer tani janë bërë 54 milionë euro, minimumi të vjedhura vetëm aty.
Qindra milion të vjedhura me djegësat, pasuri përrallore.
Porti i Durrësit, përfundon i tëri në pronësi të një grupi kriminal. Në vend se këto pasuri të shndërrohen në kushte jete për ju dhe shqiptarët, këto shndërrohen në mallkim, dëshpërim, për të paguar mediat që të mashtrojnë qytetarët shqiptarë nga mëngjesi deri në darkë. Shndërrohen për të vendosur këtu diktaturën e mashtrimit, të realivizmit, injorimit të të vërtetave.
Këto shndërrohen së bashku me narko eurot në mjete për vjedhjen e votës, rrëmbimin e votës. Shqiptarët nuk kanë shpresë sot, sepse vota u vidhet, pasuritë u vidhen, buxheti u vidhet. Ua them unë ju, sipas KLSH janë vjedhur 122 miliardë lekë. 97 miliardë është fondi i pagave në Shqipëri. Ç’ka do të thotë, vetëm me këto mund të dyfishoheshin rrogat e shqiptarëve.
Përkundrazi udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro në udhëtime. Udhëton me vetura 500 mijë eurosh dhe thotë ma ka blerë partia, se partia e tij prodhon lekë. Kryeson vetëm 19 mbledhje nga 48 mbledhje të qeverisë. Nuk ekziston asgjë tjetër për të, veç se pasurimi i tij i papërmbajtur. Po pse Alda u mbush në të gjitha anët me paratë e vjedhura. Sepse ministri i saj, nëse ajo mbush kasafortat, ai mbush dhomat, Edi Rama mbush tunelet dhe kontot kudo që i ka. Prandaj ikin shqiptarët.
Mori të gjitha pushtetet dhe i vuri në një dorë dhe për më tepër, pagoi vrasës për të vrarë opozitën. Vrasës të paguar. Cilin? Një nga personat më të fuqishëm. Kurrë një njeri që beson në vlerat e lirisë, nuk mund të imagjinojë të veprojë në këtë mënyrë.
E bëj këtë analizë me ju, për të ju thënë se kjo situatë, kjo dramë që po luhet në vatrat e shqiptarëve, në rrugë, rrugica, e fshatra të këtij vendi, ka si antidot absolut, para së gjithash, guximin tuaj, idealet tuaja, vendosmërinë tuaj për të përmbysur një ditë e më parë këtë regjim nga më të urryerit, nga më antishqiptarët, më çnjerëzorët që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.
Ju jeni të rinj, disa për jush kanë lexuar për diktaturat, të tjerë ndoshta nuk kanë lexuar. Por unë dua të theksoj se, në kuptimin klasik të diktaturës, ajo e Enver Hoxhës ishte diktatura më e egër e Europës. Dhe ndofta më e egra në kohëra. Por përveç burgjeve dhe kampeve të përqendrimit, e cila përbënte një diktaturë të mirëfilltë politike, ajo kishte edhe disa forma të tjera, por kaq edhe më të tmerrshme. Dhe njëra prej tyre ishte diktatura e mjerimit, varfërimit. Fondet e shqiptarëve shkonin në bunkere. Vërtetë ndërtohej një vilë për diktatorin, por dihej që është me fondet e qeverisë.
Sarajet e Edi Ramës, do ju them unë ju, kur i ka ndërtuar ai ato, në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive ai ka pasur gjithsej të deklaruara gjithsej, 3800 dojçmarka dhe 400 mijë lekë. E tëra me para krimi ose të vjedhura. Ja cili qeveris sot.
Mediat sot janë një zinxhirë i tërë që absolutisht nuk dallojnë nga mediat e diktaturës. Ndaj dhe alternativë e vetme është revolucioni. Në historinë e tyre, revolucionet i kanë bërë dhe i bën vetëm rinia. Ju, jeni tmerri i këtij regjimi, ndaj dhe ai bën gjithçka që ju të largoheni nga Shqipëria. Le të fillojmë ne revolucionin tonë, me moton ‘Ti dalim zot Shqipërisë’.
Sytë mendja, zemra e shqiptarëve që e duan këtë vend, shqiptarëve që u larguan shpresë vrarë nga ky vend, shqiptarëve që kanë dhjetëra vite në vendë të tjera, janë sot tek ju dhe vetëm tek ju.
Sot duhet guximi, kreativiteti juaj, vendosmëria juaj, në mënyrë të mos lëngojë më tutje, të mos rrokulliset, siç po rrokulliset në kthetrat e mafias më të rrezikshme të Europës dhe botës, në kthetrat e një mafie sa shqiptare edhe ndërkombëtare. Ne do ti dalim zot Shqipërisë dhe do ti dalim me çdo çmim dhe me gjithë forcën dhe energjitë tona.
Secili nga ju sot është në sakrificë. Qindra e mijëra bashkëmoshatarë tuaj që janë në Shqipëri, jetojnë me sakrifica, përballen me vështirësi, dhimbje. Por ka një rrugë, një shpëtim. Shpëtimi është largimi i Edi Ramës nga pushteti.
Edi Rama e ka bërë Shqipërinë dhe të huaj për ju, le të ja bëjmë Shqipërinë dhe të huaj për të. Le të përballemi ne me këtë organizatë kriminale. Ju garantoj se aq sa duken të fortë, aq janë kalbërisë, kalbësirë dhe vetëm kalbësirë.
Le të ja bllokojmë ne rrugët atij dhe ti themi, se rrugët janë tonat dhe nuk janë tuaja o hajdut, që përzë nga vendi motrat dhe vëllezërit tanë.
Le të ja bllokojmë bashkinë ne Erion Velisë, që rri gjithë ditën në televizor dhe pret para në Sharrë për kontot e tij. Që ndërton shkolla me 5-6 milionë euro, duke u marrë taksat prindërve tuaj. Taksën për arsimin thotë, e ka shndërruar në një ndëshkim për kontot e qytetarëve. Një shkollë që kushton 690-700 mijë euro e ndërton me 6 milionë euro dhe mburret me vjedhjet e tij.
Ka paturpësinë, pashpirtësinë të mburret në inaugurimin, pasi ka vjedhur 7-fishin e fondit që është përdorur për ndërtim.
Ndaj këtyre ka vetëm protestë, mosbindje civile. Si mund të jetë kryeministria institucioni kushtetues i vendit strofullë e një hajduti, e kreut të një organizate kriminale, e një Makbethi që kontrakton vrasës me pagesë për të vrarë opozitën e vendit.
Ku e ka vendin ky. Në kryeministri apo në burg. Vendi i tij është në burg dhe vetëm në burg. Duhet të ngrihemi fuqishëm, sigurisht, ai nuk largohet nga pushteti, por ne duhet ta largojmë atë. Revolucioni ynë nuk ndalon kurrë, gjer në fitoren e plotë.
Ai beson se do të përjashtojë PD nga zgjedhjet, duke i konfiskuar flamurin e saj, flamurin që përmbysi regjimin barbar të etërve të tij. Le të betohemi ne sonte se ai flamur do të përmbysë regjimin e drogës, krimit dhe vjedhjeve të Edi Ramës. Shqipëria po përpëlitet në kthetrat e mafies Rama-Veliaj. Ne jemi të vendosur, të gatshëm për çdo sakrificë për të shpëtuar Shqipërinë.
Ju përgëzoj, jeni të parët që e filluat revolucionin. E filluar me guxim, por le ti themi Edi Ramës, nuk ke parë gjë akoma, largohu, largohu, largohu.
Çdo orë çdo ditë do të mendoni si do të bindni çdo të ri, siç jeni vetë të bindur që të betohemi për ti dalë zot Shqipërisë. Nuk ka gjë më të madhe se sa ti dalësh zot vendit në një kohë kritike.
Ju jeni të rinj, në karrierën tuaj do të kapni nivele që sot nuk i imagjinoni. Por ju garantoj se në gjithë jetën, për ju diamanti i jetës tuaj do të mbetet dalja zot, shpëtimi që i bëtë Shqipërisë në këtë kohë kaq kritike.
Ndaj dhe këtij kryeministri të urryer, këtij armiku të qenies së shqiptarëve, por edhe të dinjitetit. Imagjinoni ju për një moment, samitin e vendeve anëtare të NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë shkon aty dhe përballë ka, presidentin e SHBA, udhëheqësin e NATO. Çfarë pafytyrësie, çfarë pabesie, çfarë amoraliteti që merr dhe korrupton një njeri të degraduar, një tradhtar të vendit të madh, për qëllime të pushtetit të tij, për të shkatërruar opozitën. Ky nuk meriton të dalë një ditë në punë, ky duhet të largohet një ditë e më parë nga pushteti.
Ndaj dhe protesta e datës 11 të jetë ajo më madhështorja. Por ky revolucion do të njohë të gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile. Ky do të jetë revolucioni i të rejave dhe të rinjve, që i dalin zot Shqipërisë, që shpëtojnë Shqipërinë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.