Keni mbi 24 orë që rendni pas një liste!!! Po pse fushata me listë bëhet. E teksa ju merreni me aktivistin, mazhoranca vazhdon fushatën takimet aty ku bëhen votat në terren me njerzit e mes njerzëve.
Në rrjetet sociale të kandidatëve të majtë e funksionarëve politikë e publik, sheh takime me shtabet dhe strukturat e partisë. E kundërta tek opozita!
Na vodhi na mori na mbyti lista lista lista aktivisti, ka prokuror e gjyqtarë. Ka mësues e rrogëtar.
Po mirë, në vend ta referoni e të bëni një kallëzim, ju bëni të kundërtën. A thua do japi vota ajo lista?
Dilni në terren e lërini kolltuqet e facebook, zyrave e rrjeteve sociale.
Vërtetësia e asaj liste bie vetëm me emrin e të ndjerit Dritan Prifti! E po aq edhe me emra që as e kanë shkarkuar apo ja u ndjen për ate aplikacion.
Po përtej kësaj, listat i kanë hackerat i kanë partit i kanë ata i keni ju i kemi ne. Ndërsa qytetarët, të jeni të sigurt. Si ka askush me lodhjen dhd mllefin e urrejtien e krijuar për politikën.
Ndaj aktivizohu Opozitë e mos prit që fitorja do vi vetëm nga Sali Berisha.
Ai bën të tijën, por aq jo smjafton por as krahasohet me makinerin elektorale të pushtetit e mazhorancës që si ka mohuar patronazhistët. Jo dje as sot as nesër fundja ata janë tifoz njësoj si një ndeshje e cila fitohet edhe nga ekipi më i dobët për faktin se shënon gol dhe tifozeria e përkrah!
Nga Arsen Rusta