Drejtoria e Transportit Rrugorë bën me dije se brenda muajit Shkurt 2023 nis shërbimi RISI i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve, duke u konfirmuar së pari nga komisioni përkatës!
🔍 Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara, nga pikëpamja etike, ndërsa kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike, me vlera interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin periodik që DPSHTRR do të zhvillojë për targat edhe më speciale (kombinimet me 4 karaktere e poshtë dhe me vetëm numra apo gërma, fjalë/emra të plota, me prokate të veçanta do të jenë vetëm me ankand publik e transparent, për maksimizim vlere)!
Bëhuni gati! Fantazoni bukur kombinimin tuaj të karaktereve të targës!
Risia nuk mbaron me kaq, ky shërbim i ri shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimit!
ℹ️ Informacione më të detajuara mbi të drejta e detyrime, rregulla e kushte të këtij shërbimi të ri, konfigurator e përllogaritës tarifash, do të dalin online në: www.dpshtrr.al
Të ardhurat nga ky shërbim do të shkojnë për përballimin e atyre shërbimeve jetike për qytetarët/subjektet që DPSHTRR prej vitesh ndihmon t’u ulen kostot dhe tarifat, për modernizimin e sistemeve dhe infrastrukturës së shërbimeve të transportit rrugor, për projektet edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore, për aktivitetet Retro dhe eventet ndërgjegjësuese, për nisma përgjegjësie sociale e solidariteti, për financimin e reformave sektoriale, për programet e investimeve publike nga Automotorizimi Shqiptar dhe rritjen e kapaciteteve të entit!
Pyetja është sa kushtojnë targat me emra?
WebLajm zbardh ekskluzivisht çmimet
Nga lartë poshtë, sipas rendit, kushtojneë 159.000 lekë, 159.000 lekë dhe 150.000-140.000 lekë.
Sistemi kap rastet kur një kombinim ëdhtë më unikal dhe i shton një vlerë 50-70,000 lekë direkt ose e çon në ankand, dhe klienti njoftohet që kombinimi yt miratohet por blehet ne dt x në ankandin x me afat kohor x ditë e orë, ora finale dhe ju ftoheni të merrni pjesë.
Aty nese dikush tjetër e do zgjedhjen e nxjerrë në ankand, oferta me e lartë e merr atë targën.