Pak javë nga kallëzimi penal i Ministrit të Drejtësisë dhe Partisë Socialiste për “21 janarin” dhe vrasjen e pazbardhur të Aleks Nikës, Spak ka shpallur moskompetencën.
Argumenti i përdorur është hetimi i nisur më herët për këtë çështje nga prokuroria e tiranës e cila po pret dhe ekspertizën balistike të predhës së gjetur në trupin e të ndjerit Aleks Nika.
Kjo ekspetizë po kryhet në itali në laboratorin e policisë shkencore në Romë.
