Ambasadori Italian Fabrizio Bucci sëbashku me ekspert të Guardia Di Fiananza kanë zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu.
WebLajm mëson se në fokus të takimit ka qenë nxitja e ekonomisë shqiptare e cila mund të realizohet vetëm përmes një sistemi efikas dhe transparent të menaxhimit të prokurimeve publike.
Për ambasadorin Bucci organet e drejtësisë kanë një rol si protagoniste të paanshme në mbrojtje të transparencës dhe përdorimit të saktë të fondeve publike, mes tyre dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ndërsa kreu i KLSH ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve, rritjen e përgjegjshmërisë, me
qëllim forcimin e tyre dhe rritjen e besueshmërisë, jo vetëm ndërmjet tyre, por edhe tek publiku e palë të tjera të interesit.
Në këtë takim është dakordësuar edhe intensifikimi dhe shkëmbimi i praktivave me Italinë e cila kompetencat e KLSH-s atje i ka nëpërmjet Gjykatës së Llogarive si institucion homolog.