Esi Duka është mjekia infermiere e cila ka rënë pre e dhunës së ushtruar një javë më parë nga Igli Spahija dhe Bledar Bali brenda ambjetëve të QSUT-së.
Sipas dosjës hetimore që ka lexuar WebLajm infermiera Esi Duka është shprehur se ka vënë në dijëni Igli Saphinë duke e njoftuar mbi gjëndjnë e të vëllit i cili ishtë i shtruar në infektiv .
Sipas dosjes Igli ka nisur ta kërcënojë në telefon me fjalët “do te vras, do te shkelyj, do të këpus qafën”. Esi ka mbyllur telefonin dhe ka vijuar detyrën. Pas pak, te salla e mjekimit ku po kryente detyrën kanë ardhur Igli Spahija dhe Bledar Bali.
Në dosjë thuhet se ata kanë thyer dyert, kanë përplasur sende, i janë afruar doktoreshës Esi Duka, të cilën Igli e ka qelluar me grusht dhe e ka përplasur në mur e ndrësa Bledar Bali ka tentuar ta godas por nuk ka mundur për shkak se dera është mbyllur.
Dr. Esi është larguar duke njoftuar më pas policinë . Sapo punonjësit e komisariati nr 4 kanë mbërritur në Spital kontaktin e parë e kanë marrë me shërbimet e rojeve private të sigurisë “Illyrian Guard” të cilët i kanë njoftuar që në katin e trete të spitalit ndodheshin disa vetë të dhunshëm që kishin goditur me grushte stafin mjekësor si dhe kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar mjediset spitalore.
Sapo efektivët kanë shkuar në katin e tretë, në drejtim të patrulles kanë ardhur dy persona që i pengonin të kryenin detyrën duke i shtyrë, fyer dhe kërcënuar .
Gjatë marrjës në pytje të punonjësve të Ilirian Guard ata kanë deklaraur se personat që u futun brenda spitalit i kanë kërcënuar punonjësit më fjalë do ti ther me thikë.Sipas deklarimeve të Bledar Balit gjatë kohës që janë futur në dhomë kanë parë dy mjekë që po i bënin masazh kardiak të afermit të tyre ngaqe ishte pa shënja jete. Te tronditur janë afruar, jane orvatur të ndihmojnë, i ka kapur ankthi dhe paniku.
Mjekët janë larguar pa u dhënë shpjegime dhe ai me Iglin i kanë kundërshtuar dhe kanë kërkuar ndihmë që t’u shpëtonin kushëririn.
E ndërsa në deklarimet e Igli Spahisë thuhet se bashkë me Bledarin kanë shkuar tek infektivi, kanë kërkuar mjeken, dhe në dhomën e vëllait kanë parë dy mjekë që po i bënin Afrimit mesazh kardiak, ai dukej pa shenja jete.Në dosjë thuhet se ata kanë kundërshtuar daljën nga dhomë.Igli pretendon që ka qenë në gjendje të rënduar e po ashtu mjekimi nga mjekët nuk ka qenë korrekt, ata kanë neglizhuar dhe kjo ka sjellë vdekjen e të aëfimit të tij. Ndërkohë të arrestuarit janë lënë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.