4 zyrtarë të Bashkisë Dimal dhe 2 punonjës të një firme private janë vënë në pranga me urdhër të SPAK, me akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës. Në pranga kanë përfunduar ish-shefi trasporteve në bashkinë e Dimalit Arben Gurraj , Drejtor i Zyrës së Urbanistikës Altin Pali si dhe shefi i IKMT Agim Ccunaj. Po kështu në pranga kanë përfunduar edhe inxhineri i Bashkisë Arjan Demiri si dhe ekonomistët, Vajet Kushi e Valntina Jancce. Burime bëjnë me dije se masa e ekzekutimit ndaj Palit është ekzekutuar në ambjentet e bashkisë së Dimalit mëngjesin e kësaj të mërkure në zyrën e tij. Ndërsa Jance nuk është më punonjës në bashkinë e Dimalit.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur në nëntor të vitit 2020 nga një qytetar me inicialet P.B. Në kallëzim qytetari akuzon punonjësit e Bashkisë së Dimalit, se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve 90’ me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i ëahtë kaluar nja qytetari tjetër. Më tej në kallëzim thuhet se në atë vend ka nisur të ndërtohet një objekti që sipas kallëzuesit është po ashtu privat dhe jo lulishtja që ishte njoftuar.
Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë, nuk kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie. Pas gati 2 vitesh hetime për këtë ccështje këtë të martë spak lëshoi 6 urdhër arreste. Sipas burimeve nga grupi hetimor, mësohet se nga hetimet e thelluara SPAK përvecc rastit të kallëzuar nga shtetasi P.B ka zbuluar edhe shumë episode të tjera të korrupsionit që kryenin zyrtarët e bashkisë Dimal. Referuar burimeve nga struktura antikorrupsiom mësohet se këta shtetas akuzohen se në këmbim të shumave monetare që varionin deri në 2 mijë e 500 euro lejonin qytetarë të ndryshëm për të kryer ndërtime dhe shtetsa kryesisht në zonën e Dimalit. Hetimet për këtë rast janë ndjekur nga prokurori Elvin Gogaj ndërsa pritet që të enjten zyrtarët e arrestuar të dalin para gjykatës së posame.