Administrata Tatimore: KUJDES! Individë të paautorizuar po mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës Tatimorë
DPT, bizneseve: “Ja elementet dallues, që dëshmojnë punonjësit e ligjshëm tatimorë”
Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.
Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:
– Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)
– Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse
– Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.
Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore:
– [email protected]
– [email protected]
[email protected]
si edhe të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, numrin e gjelbër: 08000002.




