Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një shkelje të rëndë të kontratës prej afro 10 milion euro ndërmejt Bashkisë Durrës dhe Inceneratorit të përpunimit të mbetjeve njohur si konçesionari i Sharrës.
Në dokuementin e siguruar nga WebLajm thuhet “Nga auditimi i zbatimit të mbikëqyrjes së kontratës me objekt “Depozitimi I mbetjeve urbane Bashkia Durrës”, me fond limit 1,148,864,000 lekë pa TVSh, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, rezulton se nga Bashkia Durrës nuk kryhet matja e sasisë së mbetjeve që do të depozitohen në landfillin e Sharrës përpara se ato të nisen me mjetet e saj për në landfill. Gjithashtu mbikëqyrësit e caktuar për ndjekjen e kësaj kontrate nuk janë fizikisht prezent në momentin që mjetet e Bashkisë Durrës bëjnë depozitimin e mbetjeve në landfill”.
Nuk dihet ende përse Bashkia Durrës ka shkelur një nga kushtet e kontratës. Me këtë munges kontrolli me stafin e bashkisë kompania ku depozitohen mbetjet mund të vendos sasi sipas itneresit të saj, më të vogël ose më të madhe dhe askush se pengon. Kjo pasi pushteti lokal nuk i ka fizikisht prezent përfaqësuesit kur shkarkohen mbetjet dhe depozitohen.
Më tej thotë Kontrolli i Lartë i Shetit “Autoriteti Kontraktor Bashkia Durrës mjaftohet vetëm me faturat e lëshuara nga ana e koncesionarit përsa I përket sasisë së mbetjeve të depozituara çdo ditë në landfillin e Sharrës. Mungesa e kryerjes së procesit të mbikëqyrjes nga ana e dy punonjësve të caktuar për këtë qëllim, ka sjellë si pasojë që të mos ofrohet siguri mbi sasinë e saktë të mbetjeve që depozitohen çdo ditë në landfillin e Sharrës nga ana e Bashkisë Durrës.
Kjo situatë nxjerr në pah një shkelje të rëndë, ndërsa KLSH i kërkon Bashkisë Durrës që “Kryetari i Bashkisë Durrës, nëpërmjet strukturave përkatëse të marrë masa të menjëhershme, për kryerjen e procesit të mbikëqyrjes së sasisë së mbetjeve që depozitohen çdo ditë nga Bashkia Durrës në landfillin e Sharrës”.