Me raundin e dytë të votimit gjyqtatët kushtetueses nuk kanë arritur të përzgjedhin drejtuesin e ri.
Këtë herë ka patur balotazh srcili nga 3 vota.
Në garë për këtë post ishin tre zonja, Marjan Semini, Fiona Papajorgji dhe Holta Zaçe.
Kryetari i gjykatës kushtetuese ka një mandat 3 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.
Njoftimi Kushtetueses
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash. Rezultati i votimit ishte:
1. Fiona Papajorgji – 3 vota
2. Marjana Semini – 3 vota
3. Holta Zaçaj – 3 vota.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10