Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, i akordon Çertifikatën e Karrierës, komisar Shkëlqim Nezaj, me detyrë Shef Seksioni për Komandën dhe Koordinimin, në Sektorin e Sallës së Komandimit.
Gjatë ditës së sotme, në ambientet e DVP Tiranë, Drejtori Vendor i Policisë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, i ka dorëzuar komisar Shkëlqim Nezaj, me rastin e daljes në pension, Çertifikatën e Karrierës “Për merita të veçanta, përkushtimin e treguar, në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.
Drejtor Vocaj ka falënderuar dhe vlerësuar kontributin e z. Nezaj, në radhët e Policisë së Shtetit, i cili falë përkushtimit, korrektësisë dhe profesionalizmit ka arritur rezultate të larta në punë.
Komisar Shkëlqim Nezaj falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për ceritifikatën e akorduar, si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e tij. Gjithashtu falënderoi Drejtorin Vendor të Policisë Tiranë, kolegët dhe stafin e tij, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në punë.