Janë publikuar pamjet e inspektorit të rremë të tatimeve. Me dosje blu, xhup, syze dhe duke përdorur telefonin sikur fliste me “shefat” ai u merrte para bizneseve me kërcënimin se kishin shkelje dhe duhet të paguanin një gjobë të madhe.
Njoftimi i drejtorisë së tatimeve
📌 Duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.
Në video 👉 një prej rasteve të siguruara nga kamerat e biznesit, pamjet e të cilave tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh.
Inkurajojmë çdo tatimpagues të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre!