Kjo anija e Piro Bares me 22.5 mije tone nafte ruse kishte 10 dite qe vinte verdalle per t’u shkarkuar. Dhe do ishte shkarkuar, por problemi ishte se dogana shqiptare ishte njoftuar nga te huajt qe po ju vjen nje anije me nafte ruse. Ndaj nuk e kalonin dot. Se po mos t’i kapin ata andej jashte, ketu shkarkohen dhe arme berthamore.
Tani disa nga keta tregtaret tane kane gjetur nje skeme per te thyer embargon ndaj Rusise. Kane shkuar ne Turqi dhe kane marre depozita me qera. Marrin nafte nga Rusia, e cojne ne depozitat qe kane marre ne Turqi dhe aty i nderrojne letrat. E bejne sikur eshte nafte turke. Jane mjeshtra.
Mirepo kjo pune eshte zbuluar nga autoritet e huaja dhe pavaresisht dashamiresise se Sulltanit po kapen.
Nga Klodian Tomorri
Njoftimi i Policisë për operacionin
Durrës
Zhvillohet operacioni policor i koduar “Embargo”, bazuar në inteligjencën policore.
Operacioni është në vijim, për goditjen e futjes në Shqipëri, të naftës kontrabandë që vjen nga Rusia.
Bllokohet një anije që transportonte 22 500 tonë naftë.
Në operacion, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Policia Kufitare e Portit Durrës, Drejtoria e Antikontrabandës, autoritetet doganore të portit, roja bregdetare dhe Kapiteneria e Portit Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Strukturat policore që operojnë në Durrës, veçanërisht Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durres, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara muajt e fundit, me qëllim goditjen e kontrabandimit të naftës që vjen nga Libia e vende të tjera, kanë siguruar në vijimësi, përmes inteligjencës informative, informacione për një anije me flamur liberian që do të kontrabandonte një sasi shumë të madhe nafte.
Bazuar në këto informacione është organizuar dhe është në vijim operacioni policor i koduar “Embargo”, në kuadër të të cilit është bllokuar një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të kontrabandohej në Shqipëri.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë.
Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin sa më të plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari, si persona fizikë apo juridikë.