As 10 sekonda zka zgjatur vjedhja e fuoristradës BMW x6 e cila do përdorej për atentat në Elbasan.
WebLajm sjell pamjet se si 3 të rinjë, në më pak se 10 sekonda kur ora shënon 20 e mbrëmjes afrohen me një mjet. Me anë të pultit duke thyer kodet ata hapin makinën e ndezin dhe largohen.
Ky mjet është vjedhur në lagjen Xhabije në Shkodër në rrugën “Manush Alimani” dhe ka patur targat AB892IL.
Ndërsa policia në Elbasanit e gjeti pa targa me armë e benzinë brenda bordit gati për tu përdorur në krim.
Në pranga ranë 2 persona ndërsa do vrisnin sipas hetimeve paraprake Otin e Elbasanit Elton Kilën.
Ndaj të arrrestuarve është kërkuar masa e arrestit në qeli ndërsa Arjan Spahiu është edhe kunati Erjon Alibeaj në burg për disa vrasje.