Nga seksionet e parandalimit dhe sigurise ne Komisariatin Rajonal te Policise Rrugore Tirane, nisur nga te dhenat e aksidenteve rrugore te fundit dhe shkaqet e dyshuara si faktore kryesore ne keto ngjarje rrugore, jane organizuar sherbime te dedikuara/parandaluese ndaj disa target shkeljeve me rrezikshmeri te larte per sigurine rrugore.
Nga zbatimi i kontrolleve te grafikuara ne rruget me rrisk per ngjarje rrugore dhe ndaj mjeteve me sjellje “agresive”, ne raport me shpejtesine dhe drejtimin e mjeteve nen efektin e lendeve droguese, jane konstatuar dhe arrestuar ne kushtet e flagrances:
• 7 drejtues mjetesh, te cilet jane verifikuar duke drejtuar mjetet nen efektin e lendeve droguese.
• 2 drejtues mjetesh dhe 2 pasagjere per prodhim dhe shitje narkotikesh, pasi nga kontrollet fizike u jane gjendur ne trup dhe automjet, sasi te ndryshme lende narkotike.
Gjithashtu, gjate kontrolleve policore per verifikimin dhe verbalizimin e shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugor, jane kapur ne kushtet e flagrances per vepren penale te “Korrupsionit aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, 9 drejtues mjetesh te cilet per te shmangur sanksionet e parashikuara ne Ligj per shkeljet e kryera, u kane ofruar agjenteve verifikues shuma te ndryshme monetare.