WebLajm mëson se autobuzi i përket kompanisë Vata Trans. Shkaqet e aksidentit ende po hetohen nga policia kroate, ndërsa ky mjet ishte i kolauduar dhe shoferi i tij ishte shtetasi A.R. ndërsa Gazmir Korbi është viktima dhe ishte shofer i dytë në këtë mjet.
Destinacioni dhe liçensa ishte për udhëtime Shqipëri-Itali me frekuencë 3 herë në javë. Autobuzi ishte i markës model MAN prodhim i viteve të fundit. Në aksident ka ndërruar jetë shoferi dhe 8 persona janë lënduar e ndodhen në spital.
Drejtuesi autobuzit Adem Rexha, është paisur me leje drejtimi që në vitin 1984 dhe zotëron të gjitha llojet e kategorive, mëson weblajm.