• Aksidenti në Tiranë, reagon kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi: Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet.
Uroj me zemër shërim të shpejtë për të lënduarit në aksidentin e sapondodhur!
Jo një autobus, por krejt Tirana ka dalë nga korsia. Standardet e transportit publik kanë përfunduar me kohë në Lanë.
Një autobus i lyer jeshil nuk ka lidhje me konceptin e transportit të gjelbër.
Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet, që nuk shtohet me rrugë por vetëm me pallate. Janë ndërruar autobusët dhe kompanitë. Ndërroni edhe timonierin.