Rryshfet për të ndikuar tek peokuror e gyqtar, arrestohet agjentja e krimit ekonomik në tiranë.
Sot me datë 28.02.2023, strukturat e Drejtorise Rajonale të AMP-së Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 25 viti 2023, regjistruar në SPAK, pas hetimit disa javore ndjekur edhe me metoda speciale të hetimit kane arritur sigurimin e provave ligjore për implikimin në veprimtari korruptive te punonjëses se Policisë Nenkomisar A. Nazif me detyre Specialiste në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, e cila kundrejt perfitimeve monetare lehtesonte pozitat penale të personave per të cilët zhvillonte hetime.
Ndaj kësaj punonjes u ekzekutua vendimi i datës 28.02.2023, i Gjykata e Posacme per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i cili ka vendosur masën e sigurimit personal “ arrest në shtëpi” e dyshuar per kryerjen e vepres penale”Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve te tjerë te drejtesisë”, parashikuar nga neni 319, pika ç e kodit penal.
Vazhdojnë hetimet për persona dhe punonjës të tjerë te perfshirë në veprimtari të paligjshme.