Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se deri më tani, 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesën e tyre për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“ Në lidhje me kërkesat e partive për tu regjistruar, deri tani kanë paraqitur kërkesën për këto zgjedhje 21 parti politike dhe një komitet nismëtar për një kandidat të mbështetur nga zgjedhësit”.
Celibashi në deklaratën për mediat sqaroi dhe situatën me pushtetin lokal për të dhënat që ata duhet të dërgojnë në lidhje me zgjedhjet.
“21 bashki nuk kanë sjellë asnjë informacion në komisionin shtetëror të zgjedhjeve në lidhje me proçesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. -tha Celibashi.