Apeli ka refuzuar ti ndryshojë masën, ndërsa gjykata e shkallës së parë e ka dënuar me disa muaj burg. Ky dënim është shlyer me kohën e paraburgimit teksa ai ndodhej në process dhe sapo është dënuar ka lënë qelitë pasi e ka shlyer me afatin e paraburgimit.
Dan Hutra është autori i dyshuar i plagosjes së ish të dashurës së tij më Astrit, të vrasjes së dy grave në familjen Hysa në Paskuqan dhe vrasjes se Eetleva Kurtit në Kodër Kamëz.
Ai vazhdon ende të ketë një armë kallashnikov dhe në kërkim nga policia.
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale“Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra,i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.
Tiranë, 03.01.2023
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM