Vrasjet e grave dhe vajzave mund dhe duhet të parandalohen!
Krimi i rende i sotem me vrasjen makabre te 3 grave me tronditi , nje krim i tmerrshem, pak dite para nje dite te shenuar si 8 Marsi…
Vrasja e grave dhe vajzave, por edhe krimet e tjera të lidhura me gjininë mund dhe duhet të parandalohen, së pari përmes nismave dhe aksioneve te forta që duhet te përqendrohen në transformimin e normave të dëmshme shoqërore dhe të përfshirjes me aktive së komunitetit e shoqerise që të ketë zero tolerancë për dhunën ndaj grave.
Vlerësimet paraprake te rreziqeve per persona te tilla me precendente penale e rrezikshemeri te larte , mbikëqyrja policore, sistemi gjyqësor mund e duhet t’i parandalojnë këto krime. Po sot qartazi shohim deshtim.. Deshtim te shume hallkave e ne radhe te pare te atij gjyqesor.
Sa here e shpesh flasim per dhunen ne familje, per rregullimet ligjore, per solidaritetin tone, ne konferenca e formate te ndryshme, ne media me ze e patos..
Po sot, sot duhet reflektim, shkundje, pergjegjesi e ndeshkim!
Uroj qe shpirti i tre grave te pafajshme te prehet ne paqe…