Zyrtarisht trupa gjykuese e përberë nga gjyqtarët Elona Mihali,Irida Kacerja, Astrit Kalaja kanë caktuar datën 3 Mars ditë e premte për seancën ku do të vendoset fati i vulës së partisë demokratike.
Njoftimi i Apelit
Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:
Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.
WebLajm mëson se vetëm pak orë oara senacës një prej anëtarëve të teupit gjykues është kthyer në shqipëri pasi kishte udhëtuar jashtë vëndit.
Ndërsa ende nuk dihet nëse palët në proçes do paraqesin kërkesa shtyrje apo kërkesa për përjashtim trupi gjykues.