Kreu i Byrosë së Ekspertëve Inxhinierike të Sigurisë Rrugore, Mamir Hodo në studion e FactCheck ka komentuar lidhur me aksidentin e ndodhur pak ditë më parë ku autobuzi i Unazës përplasi 9 automjete të tjera.
Lidhur me këtë, Hodo është shprehur se e gjithë kjo n gjarja na ka shokuar dhe se drejtuesit duhet të ijenë më të përgjegjshëm. Ai tha se aksidenti mund të kishte marrë përmasa edhe më të mëdha.
Siç jemi në dijeni ka ndodhur aksident me pasoja shumë të rënda në cilësinë e ekspertit mund ta themi këtë pavarësisht se s’kemi humbje jete, kemi 9 plagosje për të parë se sa realisht ka qenë dëmtimi i tyre. Por në kuptimin e vetë kjo është një ngjarje që na ka shokuar sepse ka ndodhur në mes të ditës në mes të qytetit. Në forcën që ushtron në goditje është shumë e konsiderueshme dhe në këtë kuptim mund të kishte sjellë dhe pasoja shumë më të mëdha, prandaj jemi me fat që kemi shpëtuar. Nëse pema nuk do të ishte aty e cila në këtë rast ka luajtur rolin e një sigurie reaktive e cila nëse nuk do ishte aty nuk mund të themi se këmbësorja do ishte e sigurtë për jetën. Nëse nuk do jemi të sigurtë dhe në trotuar ku duhet të jemi, prandaj drejtuesit e mjeteve duhet të jenë dhe më përgjegjës dhe organet që kontrollojnë trafikun në këtë aspekt dhe këtë këndvështrim duhet të përfshihen dhe organet e tjera, si inspektorati i kontrollit rrugor.
Në vijim, Hodo theksoi se drejtuesit e mjeteve duhet të kontrollohen nëse janë të gatshëm në kuptimin psiko-fizik, a punojnë duke zbatuar me sistemin 8 orë punë, apo 10-12 orë punë siç kemi të dhënat. Ai tha se hetimet duhet të thellohen dhe të gjendet arsyeja si dhe pse aksidenti ndodhi.
Do toja me shumë siguri që këta drejtues mjetesh nuk janë kontrolluar se sa orë punojnë dhe ato kanë qenë rrjedhojë e një veprimi anormal që u materializua me një aksident. Prandaj do sugjerojë që drejtuesit e mjeteve të transportit publik nuk duhet të punojnë më shumë se 4 orë. Ne s’kemi korsi të dedikuara, ata parakalohen në mënyrë agresive nga drejtuesit e mjeteve private duke sjellë pështjellime në trafik. Pasojat do jenë akoma më të mëdha, sepse të gjithë rrezikohen sepse këtu janë mjete me burim të shtuar rreziku dhe normalisht duhet të kontrollohen. Sikurse e kemi të njohur nga vendimi i gjykatës, shoferi është lënë në arrest shtëpie në këtë kuptim hetimet duhet të thellohen dhe të gjendet arsyeja si dhe pse aksidenti ndodhi. Shoferi mund të ketë pasur problem shëndetësor, por nëse kjo vërtetohet atëherë duhet marrë parasysh se kjo na rrezikon jetën.
I pyetur nëse shpejtësia ishte shkaku aksidentit dhe si përllogaritet ajo në rast aksidentesh Hodo tha se mjeti ka qenë mbi normat e lejuara për rrugë brenda qytetit, mbi 40 km/h.
Kam qenë atje pas aksidentit dhe vura në dispozicion pamjet e dronit dhe ideja është se duke qenë se aty s’kemi gjurme frenimi do merren impulset, por saktësisht se themi dot se sa shpejt ka qenë mjeti, por nga ajo që shihet ka qenë mbi 40 km në orë dhe kjo është mbi normalen. Dinamika e goditjes dhe drejtuesit të mjetit gjatë psiko-analizës ai nuk ka kryer veprim për të evituar përplasjen. Nëse do kemi drejtues që humbasin vetëdijen kjo është me pasoja me rrezik dhe është shqetësuese.
Ndërsa se si veprohet me siguracionin në këtë rast, Hodoa tha se mjetet e goditura në aksident duhet të dëmshpërblehen menjehrë.
Ligji parashikon që për dëmtime të shkaktuar ndaj personit për jetën dhe shëndetin e tij dhe personi që shpallet fajtor në këtë rast është i detyruar të bëjë dëmshpërblimin. Mjeti dëmtues, në këtë rast autobuzi është direkt fajtor për këtë tragjedi dhe në këtë rast të gjithë mjetet e goditura do dëmshpërblehen nga kompania ku është siguruar mjeti autobuz. Nga ana tjetër kemi dhe dëmtime shëndetësore, sepse ne themi që s’kemi pasur vdekje, por ata që janë lënduar kanë shkuar në spital dhe kanë marrë një faturë por dëmi është i konsiderueshëm. Kompania e sigurimit duhet të marrë kontakt me drejtuesit dhe brenda 14 ditëve duhet ti dëmshpërblejë ata për dëmtimin fizik, por ashtu dhe për anën shëndetësore.
Marrë nga emisionit FactCheck