Krimi i Dan Hutrës tronditi mbarë opinionin publik, i cili me plumbat e kallashnikovit u mori jetën tre grave të pafajshme dhe plagosi tre të tjera në Tiranë.
Emisioni “Fact Check” i autorit Arsen Rusta, ka arritur të sigurojë atë që Dan Hutra ka thënë para hetuesve.
Rusta përmes dosjes së siguruar solli arsyet që çuan në vrasjet në familjen Hysa dhe pretendimet se nuk është babai biologjik i fëmisë të Elena Hysës.
Me shtetasen Elena Hysa ai thotë se është martuar në maj 2022, ne qershor ajo bën test shtatzënie dhe del se është shtatzënë 45 ditëshe. Ai nuk e pranon atësinë dhe policia e arreston se e kërcënonte, ai thotë se nuk e kam kërcënuar por teksa po sqarohesha në shtëpinë e saj sepse nuk e pranoja atësinë, babai i saj më sjell policinë dhe arrestohem. E teksa del nga burgu me 16 shkurt, 405 ditë më parë Elena ka lind fëmiun .
Kjo është arsyeja e parë që ka qëlluar me armë dhe me thikë, dhe nga ana tjetër ka pasur kohë të vendoste në punë automatikun e bllokuar.
Plani im nuk ishte për të vrarë Elenen dhe gratë e shtëpisë, por për tu hakmarrë ndaj ish-vjehrrit, të cilin nuk e gjeta në shtëpi.
Kurse për ish të dashurën Majrana Hurakuqi, ai deklaron para hetuesisë se i kishte borxh shumën prej 80 mijë € dhe se e tradhtonte pikërisht me ish-shokun e burgut Vladimir Kurtit, të cilit më pastaj i vrau motrën.
Marjana Gurakuqi, është e dashura ime, që ka marrë 80 mijë € dhe nuk mi ktheu kur dola nga burgu. Por nga ana tjetër teksa unë ndodhesha në qeli, ajo komunikonte dhe kishte një raport intim edhe me shokun tim të qelisë, pikërisht me personin që Dan Hutra i vrau motrën.
Sipas materialeve të siguruara nga “FactCheck” Dan Hutra, nuk i kishte thënë Kurtit që do të vras motrën por që do të bëj një kokë kurban. Shkon në shtëpinë e Kurtëve, nuk i gjen as vëllain as të atin, por gjen nënën e tij.
Nga ana tjetër pyt Mevluden nëse je motra e Valdimir Kurtit dhe ajo tund kokën dhe ndaj saj shkrep gjashtë plumba duke e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë së saj.
Gazetari Rusta, më tej duke iu referuar dosjeve të siguruara nga hetuesia, shpjegon se si ka siguruar armën e krimit dhe se si nuk ka arritur të realizoi vrasjen e katërt në Sharrë, ndaj Rrahman Selës.
Çfarë bën më pas Dan Hutra, ai lëviz për orë të tëra nëpër rrugët e Tiranës, Kamzën e Paskuqanit, Astirit e Sharrës, me 124 plumba kallashnikov. Ai thotë se pasi ka kryer këto vrasje është nisur drejt zonës së Kombinatit, në Sharrë, dhe aty ka pritur Rrahman Selën.
Por pse do të bënte vrasjen e katërt? Ai thotë se do ta vrisja Rrahman Selën dhe do të hakmerresha ndaj tij, për shkak se arma e cila ekzekutoi babain e tij në vitin 1999, i përkiste pikërisht Selës.
Ai thotë se pasi kam siguruar disa para, kam shkruar drejt qytetit të lindjes Kukësit, dhe kam marrë armën të cila e kisha fshehur kohë më parë për tu rikthyer në kryeqytet.
Materialet u botuan në Emisionin FactCheck
Dan Hutra në gjykatë