Në kuadër të Javës së Parasë, Credins bank do të mbështesë konkursin “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”, që organizohet nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave.
Ftojmë të gjithë nxënësit e klasave të VIII të vendit të marrin pjesë në konkursin e fotomontazheve (memeve), si dhe të zbërthejnë individualisht ose në grup mesazhin e temës me imazhe e diçitura interesante.
Do të pranohet vetëm një punim për nxënës.
Fotomontazhet duhet të dërgohen pranë Bankës së Shqipërisë, në adresën elektronike [email protected]
Afati: brenda datës 16 Mars, ora 12:00.
5 punimet fituese do të përzgjidhen nga një juri e përbërë nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe Credins bank.
Çmimet për 5 fotomontazhet më të mira janë nga: 10.000 lekë.
Bëhuni kreativë, dërgoni punimin tuaj!
Ju mirëpresim!