Për herë të parë DEA Albania, zyra e departamentit të shtetit amerikan për luftën ndaj drogës, krimit e korrupsionit ka bërë një njoftim public për filialin e saj në shqipëri.
E teksa ky lajm është publikuar ekskluzivisht se DEA po hap filial në Tiranë nga gazetari Arsen Rusta asokohe o mohua nga disa media.
Ndërsa ky njoftim i të hënës më 6 Mars 2023 jo vetëm zyrtarizon hapjen e zyrës dhe lajmin, por nga ana tjetër DEA rezulton aktive në Shqipëri dhe është duke finalizuar disa operacione masive kundër drogës e korrupsionit.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=587540020067826&set=a.225301976291634
njoftimi zyrtar
Ja çfarë thotë DEA SHqipëri “Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”.