Të kuqtë mposhtën me shifrat 2-0 Tiranën, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila u ndërpre disa herë.
Në minutën e 20-të Partizani kaloi i pari në avantazh.
Në minutën e 40-të, u akordua penallti për Tiranën, por u anulua pas rishikimit në VAR.
Pjesa e dytë nisi me bardheblutë më kërkues, duke gjetur edhe golin e barazimit në minutën e 49-të, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 63-të, Partizani kishte mundësinë për golin e dytë, por Bekaj priti penalltinë e gjuajtur nga Telushi.
Goli i dytë do të vinte në minutën e 81-të, kur Cara përfiton nga një gabim në mbrojtjen e Tiranës, dhe e dërgon topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Partizani merr kryesimin e renditjes me 40 pikë, po aq sa edhe Tirana që zbret në vendin e dytë.


