WebLajm mëson se ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të Megatek. Dinamika e ngjarjes me pasoja të rënda është, punëtori F.D ka hipur në pirun dhe ka rënë nga lartësia. Në momentin që ka rënë e ka shtypur një tjetër pirun që drejtohej nga E.D tashmë i arrestuar ndërsa F.D ka gjetur vdekjen.
Tiranë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.
Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.
Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.