220 kg kokainë e pastër gati për treg, policia dhe guardia di finanza Italiane kapin në autostradë trafikantin shqiptarë 37 vjeç.
Foto e furgonit me dron në autostradë

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Veneto pasi u kap duke transportuar 220 kg kokainë me furgon. Lënda narkotike ishte e cilësisë së lartë dhe nëse do të dilte në treg, do kapte vlerën e 15 milionë euro.

Shqiptari që po drejtonte furgonin u ndalua në autostradën A4 në drejtim të Milanos, u arrestua dhe akuzohet për trafik droge. Sipas hetimeve nga Guardia di Finanza dhe policisë, sasia e drogës do të shpërndahej në një treg më të gjerë se ai i Veronës.