Një autoveturë nga më të sigurtar Audi A8 për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit prej telefonit celular ka dalë nga rruga deri rënë në autostradë mbi një tjetër veturë.
Drejtuesi i mjetit Klevis Ruçaj 20 vjeç humbi jetën pas aksidentit në spital ndërsa dy vajza që ishin në makinë me të vdiqën menjëherë. Ato janë shtetaset
Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese ne Tirane.
Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
WebLajm sjell foto e pamje të aksidetit me pasoja të rënda ndërsa 4 persona janë ende në spital po marrin mjekim.
Ata ishin në bordin e një tjetër makine kur u ran ga sipër audi A8 që doli nga rreth rrotullimi.
Njoftimi Policisë
Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.
Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se:
Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”.
Targat e automjetit Audi A8 janw AB008MJ e cila rezulton nw pronwsi tw shtetasit A.Jaupi
Mesazhi në Tik Tok i shoferit, “Mos u mërzit kur përdor një dorë në timon. Mërzituni kur i përdor të dyja”