WebLajm sjell ligjin i cili një shekull më parë ka rregulluar atë që sot quhet dhurim trend i dhuratave apo një formë e hedhjes së parave për vizita të ndryshme tek njëri tjetri.
Aedinise, ka patur një ligj për menyrën e sjelljes në lindje dasma dhe morte?
Neni I
Në lindjet, gjithë dhuratat per veç haje pijevet, prej gjithekujt janë të ndalume.
Neni 2
Në dasmat, veç për afrim gjaku krushqije etj. deri në këtë gradë këto nuk munt të bahet gosti ma tepër se nji drekë a nji darkë. Peshqeshët janë të ndalumë por veç kur vijnë prej afries së naltpërshkrueme. Perjashtohen darovat në të holla qi dhuroren para dhe pas dasmës.
Neni 3
Në vdekje për veç drekës dhe darkës qi munt të bahen ditën e vdekjes çdo tjeter gosti ashtë e ndalume. Në kese dhe darkat e drekat janë krejt të ndalume.
Neni 4
Kontravajtësit dënohen me gjobë 50 deri më 200 fr. ari.
Neni 5
Vetëm muhtaret e pleqt e gastravet dhe katundevet janë të ngarkuar me vëzhguar kontravajtësit dhe me kallzue autoriteteve gjyqsore gojas ose me shkrim pas ceremonive tënaltpërmendun, por ndryshe dënohen secili me gjobën e caktume në nenin 4.
Neni 6
Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e P. të Brenshme janë të ngarkuara për zbatimin e ketij ligji.
Neni 7. Kjo ligj hynë në fuqi 15 ditë mbas shpalljes.
Tiranë më 27.7.1923.
Postimi i Drejtorisë së Arkivave
Kjo është një foto si hidhen lekët sot nëpër dasma.