Të shtëna me armë në një lokal në Don Bosko, dyshohet për tre të plagosur në gjendje të rënde.
Policia në vendngjarje. Lokali ndaj rë cilit është qëlluar me armë është në pronësi të Fatjon Muratit.
WebLajm mëson se ka humbur jetën nga një plumb banakjerja lokalet dhe pse ska qenë objektiv i të shtënave.
Dinamika e krimit
Në rrugën ‘Anastas Shundi”, tek kompleksi “Fiori Di Bosko”, në një lokal, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku kanë shkuar të dëmtuar në Spitalin e Traumës, shtetasit S. M, 50 vjeç, A .M 42 vjeç dhe E.S 47 vjeç. Dyshohet se në vendngjarje është një shtetase pa shenja jete (banakjerja lokalit)
Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.
Njoftimi Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.
Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.