Ndërsa një vizitë në Gjermani ka shkuar keq për presidentin Begaj, kjo me Charter duket krejt normale drejt Baku.
Presidenti ndodhet në Azejrbaxhan prej 48 orëve në forumin e Baku.
Nuk dihet se kush e ka këtë Charter, është marrë me qira? dhe kush e ka paguar? apo është ofruar nga Shteti Azer në nder të Presidentit tonë?
WebLajm sjell foto ekskluzive se si ambasadori Azejrbaxhanit në Greqi Ana Huseynov që mbulon edhe Shqipërinë ka pritur Begajn në pistë teksa zbret nga Charter sëbashku me zonjën e parë.
Refuzimi i Policisë Gjermane për të shoqëruar me eskort gjatë një vizite 8 persona shqiptar mes tyre dhe Presidentit Bajram Begaj. Duket se ka acaruar komunikimin e këtij të fundit me stafin e Ambasadës shqiptare atje.
Por çfarë ka ndodhur javën që lamë pas?
Ja se çfarë tregon për WebLajm një Shqiptaro-Gjermane e ndodhur aty pranë, pasi punon në sallën Vip të aeroportit të Mynih.
“Ishte një ditë normale pune, një ambjent e sallë ku sflitet kurrë me zë të lartë. Teksa po dëgjoja që flitej shqip po e ndiqja me kureshtje, gjuha e origjinës.
Në një moment biseda ishte me shumë zë të lartë, kuptoj që personi që fliste me atë tonalitet zëri i veshur me kostum dhe rrethuar nga persona të tjerë që vetëm dëgjonin, ishte Presidenti Shqiptar. Hera e parë që e shihja pasi e kisha parë vetëm në TV.
“Unë nuk jam kokë lakër, jam presidenti, çfarë kujtoni ju. Mbajeni mend do më keni nga pas”
Këto fjalë ja drejtonte dy burrave që kishin ardhur disa orë para në sallë Vip për ta pritur.
Pas kësaj bisede thotë ajo u largova duke mu krijuar një shije e keqe sa dhe refuzova ti përshëndesja shqip apo ti shpjegoja dhe kolegëve që ai është presidenti Shqiptar. Kështu mbyll rrëfimin e reja e cila ka lindur atje dhe një ditë ëndërron të kthehet në atdhe por aktualisht punon në sallën Vip të aeroportit të Mynih.
Incidenti tregon se diçka e rëndë ka ndodhur. Presidenti Begaj ka vazhduar rrugën me një furgon që ndodhej jashtë në parkim, përfundon rrëfimin ajo.
WebLajm ka mundur të marrë të dhëna nga burime pranë Presidencës ku rezulton se nga Konferenca e Nato-s Presidenti Begaj ka udhëtuar drejt Mynih, Gjermani me destinacion final. Në Gjermani jeton e studion një nga djemtë e z.Begaj.
Delegacioni ka qenë Tiranë-Nato, ndërsa pjesa e Gjermanisë ka qenë vizitë private, sqaruan burime pranë Presidencës.