Kryebashkiaku socialist i Bulqizës është shoqëruar në polici dhe po pyetet nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
WebLajm mëson se hetimet ndiqen nga prokurorja Dorina Bejko e cili ka urdhëruar shoqërimin e Allës në polici për dyshimet e përfshirjes në abuzime me fondet publike. Ndërsa këto janë masat e sigurisë për të dyshuarit e tjerë:
- Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës
- Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë
- Rubin Kola,
- Erion Isaku,
- Leonard Daci,
- Arseb Gjoka,
- Kujtim Zogu,
- Denis Xholi,
- Rasim Daci,
- Dalo Gazidedja,
- Aqif Konesha, miku i Lefter Allës që favorizuan duke i dhënë tenderin e ujësjellësit
- Kastriot Ibrahimaj (arrest shtëpie)
- Ana Nishku (arrest shtëpie)
- WebLajm mëson se masa ndaj Allës është konfirmuar nga gjykata e posaçme me gjyqtar Erjon Çela.
Ja çfarë firmosi Alla pak orë para ndalimin:
📍860 mijë USD💸 do të investohen në disa fshatra të disa njësive administrative në Bashkinë Bulqizë.
🤝Marrëveshja që #BashkiaBulqizë nënshkroi✍️ me Fondacionin #IslamicReliefAlbania parashikon investime në këto fshatra, konkretisht në
🔸️Rrjetin e furnizimit me ujë,
🔸️Përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, duke mundësuar 7 autoambulanca të kompletuara me të gjitha pajisjet e nevojshme
🔸️Mbështetjen e zhvillimit rural, përmes ngritjes së 25 fermave të vogla, ku familjeve do t’u mundësohen edhe një sasi e konsiderueshme bagëtish.
Një falënderim të sinqertë për partnerin tonë besnik #IslamiReliefAlbania, që na është gjendur pranë përmes shumë projekteve.👏
Ndërkoh takimi i fundit i Allës me drejtuesen politike të qarkut, ministren Belinda Balluku daton më 5 Mars. Fiks 10 ditë para se ai të arrestohej dhe ti kontrollohej banesa, sekuestrohej kompjuteri dhe telefoni celular.
Njoftim për shtyp datë 16.03.2023
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 9 të vitit 2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”, parashikuar nga nenet 258 paragrafi i dytë, 248, 186/2,3 , 190/1 të Kodit Penal.
Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.
Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim L. A., E. Ll., R. K., A. G., K. Z., D. Xh., L. D. dhe E. I., në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal, shtetasit L. A. dhe E. Ll. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detye” parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, shtetasit R. D., A. K., A. N., D. G. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal, ndërsa shtetasi K. I. ka konsumuar vperën penale “Falsifikim i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i K.Penal .
Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
Kjo proçedurë prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë. Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L. A.).
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:
A., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ll., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
K., si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
I., si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
D., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
Gj., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Z., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Xh., si person i dyshuar për kryerjen e veprës“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
D., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
G., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.
K, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
Gjithashtu me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për shtetasit:
K. I., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i formularve”,parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
A. N., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 16.03.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.21 datë 14.03.2023.
Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.124 dt 15.03.2023 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.