Për dy vitet e para ose 24 muaj nga pajisja me patentë drejtuesve u ndalohen mjete me fuqi të lartë motorrike.
Kodi i ri erdhi si propozim i drejtorisë së pëgjithshme të transportit rrugorë e cila prej korrik 2022 kishte depozituar draftin në parlament.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme të Kodit Rrugor, është ai për zgjatjen e vlefshmërisë së patentave deri në 15 vite. Gjithashtu nga momenti që ndryshimet hyjnë në fuqi në disa autostrada të vendit që plotësojnë standartet infrastrukturore, shpejtësia e lejuar do të jetë deri në 130 km/h.
Gjithashtu qytetarët do të kenë më shumë hapësira për të parkuar pa qenë të detyruar të paguajnë, pasi Kodi i ri Rrugor i detyron bashkitë të sigurojnë pa pagesë 50% të parkingjeve.
Mjetet që mund të lejohen për drejtuesit e rinjë të ngasin në rrugë:
Fiat 500 1.0 70 kf Hybrid Connect
Ford Fiesta 1.1 Titanium 75 kf
Renault Twingo 22 kWh Zen
Citroen C3 1.2 PureTech 83 kf
Fiat Panda 1.0 Hybrid 69 kf
Hyundai i20 1.2 MPI 84 kf
Kia Rio 1.2 84 kf
Lancia Ypsilon 1.0 Hybrid 70 kf
Mazda2 1.5 75 kf
Opel Corsa 1.2 75 kf
Renault Clio 1.0 SCe 67 kf
Seat Arona 1.0 EcoTSI 95 kf
Toyota Aygo Connect 1.0 VVTi 72 kf