WebLajm sjell një historik se si 100 vite më parë mund të merrje një armë me leje në Shqipëri. Nëse nuk ishe vagabond dhe skishe dënime për vjedhje a krime më 1923 mund të pajiseshe me armë revolver 15 cm. Ky kuadër ligjor i kohës është publikuar nga drejtoria e përgjithshme e arkivave. Taksa ishte 20 franga ari, ndërsa ministër i brendshëm asokohe ishte Ahmet Zogu.
Ja si merrej 100 vite më parë leja për “revolverin” dhe kush e përfitonte.
Dokumenti që publikojmë sot është një projekt i vitit 1922 për lejen e revolverave (siç i quanin atëherë) si dhe për taksën që të interesuarit duhet të paguanin.
Kushtet dhe kërkesat janë të ngjashme por shumë më të lehta se kushtet që duhen plotësuar sot për marrjen e një arme me leje.
Sipas dokumentit që AQSH publikon sot, përfitues i mundshëm i lejes për përdorimin e revolverave është:
“Çdo njeri që nuk asht i denuem për vjedhje ose krim dhe që vërtetohet se nuk merret me vagabondazhe ka të drejtë të mbajë revolver që namllia e tij nuk i kalon 15 centimetrat”
“Ata që kërkojnë të mbajnë revolvere lypset t’i drejtohen Prefekturave ose Nënprefekturave për leje dhe mbasi të kryhen hetimet e nevojshme për pikat që shenohen në nenin 1. nga zyrat e sipërthanme, u jepet leja e kërkume.”