Grupi parlamentar demokrat i Alibeaj ka çuar në Gjykatën Kushtetuese VKM-në e Këshillit të Ministrave për katet shtesë pa leje, teksa kanë thënë se ky vendim është një marrje në mbrojtje e oligarkëve të ndërtimit të kullave pa leje në mes të Tiranës.
Lidhur me këtë gazetari Arsen Rusta, ka bërë të ditur sot në MCN live, ankimimin e këtij vendimi nga PD dhe datën e caktuar përkitazi me këtë ankimim.
Sipas tij, PD e Alibeaj kërkon që përveç konfiskimi të pasurive në këto ndërtime pa leje, të ketë paraprakisht edhe ndjekje penale të biznesmenëve.
Është betejë në Gjykatën Kushtetuese për ligjshmërinë e vendimit të qeverisë për Rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik te objekteve të ndërtuara pa leje, me qëllim fitimi.
A e cenon kjo të drejtën e shtetasve para ligjit dhe a e cenon kjo Kushtetutën, është një padi që MCN live ka mundur ta lexoj, bëhet fjalë për një seli të re të PD-së, që ka bërë padi në Gjykatës kushtetuese, e cila kërkon shfuqizimin e këtij vendimi si antikushtetues, pasi sipas 28 deputetëve ata kanë firmosur për të mbrojtur Kushtetutshmërinë e vendit dhe nga ana tjetër barazinë përpara ligjit dhe jo për të mbrojtur biznesmenët që shkelin ligjin.
Ata thonë se si është e mundur që kur shtetasit dënohen dhe vihen përpara ligjit, përveç konfiskimit që u bëhet objekteve të tyre, u jep atyre të drejtën përpara blerjes dhe u heq ndjekjen penale.
Nuk mund tu hiqet ndjekja penale thonë 28 deputetët që kanë firmosur të grupit Alibeaj.
Dhe pritet që me 11 prill, në Gjykatën Kushtetuese të dëgjoj pretendimet e palëve, të cilët thonë se ky akti duhet të shfuqizohet përveç konfiskimit apo sekuestrimit i cili është me një ligj të veçantë, së pari duhet të ketë edhe një ndjekje penal për biznesmenët.
Marrë nga MCN