Bileta Urbanit Falas në Tiranë! Një premtim i cili jo vetëm ngjit në opinionin publik por efektin e votës së një fushate populiste e ka domino.
Teksa e majta kërkonte vazhdimësin e mandateve të saj në qeversije, premtoi shëndetësin FALAS.
Në realitet, kjo ska ndodhur ose ka një shtrirje aq modeste si CheckUp. E nga ana tjetër rritja e kostove të shërbimeve shëndetësore dhe jetesës e ka minimizuar këtë premtim deri në realitetin që nuk ekziston.
Fundja e MAJTA në ideologjin e saj mund të bëj premtime elektorale dhe programe politike” FALAS!
PO E DJATHTA?…
Në më pak se 24 orë kandidati Belind Këlliçi rivali i Erion Veliajt për postin e kryebashkiakut të Tiranës ka premtuar transport publik modern dhe falas.
Modern dakord, duhej bërë edhe nga Veliaj apo pse jo edhe nga Basha.
Ka përmirësim. Modern nuk është. Flota e urbanëve është e vjetër e amortizuar shpesh pa higjenë dhe kondicioneri duket LUKS apo edhe oraret fikse.
Falas? Po faleminderit Belind. Ishalla e bën. Por si? Për kë kategori? Nga cili buxhet i bashkisë do paguhet? Mundet Bashkia të ndërhyjë në një treg privat? Urbani sot është privat. Bashkia ka a ska 1 linjë publike.
Ky premtim i Belindit pak orë para se ai ta shpallte rezulton i bërë nga Partia e Lirisë. Kryetari i saj z.Ilir Meta e ka artikuluar premtimin me kusht. Falas transporti publik thotë Meta për pensionistët. Dakord perfekt. Por sot e disa kohë një kategori e përdorin falas këtë shërbim.
Më 15 Maj e kryer thotë Belindi
Sëpaku mandatin edhe nëse fiton se merr më 15 duhet disa ditë ose javë.
Kontratat që janë në fuqi si do ndryshohen?
Duhet vendim i këshillit bashkiak ai e vendos jo kryetari bashkisë.
Me ble e fut në flotë urban modern, si do bëhet për 24 orë?
Premtimi është OK dhe ishalla e arrini. Por sqarimi është detyrim!