Ish dhëndrri i rojes Pal Kola viktimë në sulmin ndaj TopChannel është i shoqëruar në polici prej mbi 15 orë.
Robert Papci dhe shoku i tij nga Shkodra janë ndaluar nga policia. Fillimisht në Vlorë në hyrje të qytetit. Pasi kanë qëndruar disa orë në Vlorë në ora 15:00 ata janë sjell me urgjencë në policinë e tiranës ku po pyeten nga ekspertë kriminalist dhe hetues për ngjarjen e rëndë me të shtëna nga dy armë kallash.
Ata mohojnë përfshirjen në krim, ndërsa policia dyshon se të rinjtë me deklarimet kontradiktore fshehin diçka. Po ashtu ata skanë patur një përgjigje apo alibi bindëse se çdonin në Vlorë në atë orar, afro 2 orë pas atentatit ku vdiq Pal Kola.
Atyre u është sekuestruar një makinë mercedez benz ngjyrë gri dhe telefona celular.