Kur ka kaljar një shekull nga viti i largët 1923, akuzat e opozitës politke të kohës ngjasojnë njësoj me këto që bëjen edhe sot. WebLajm sjell deklaratën e botuar në media në shtator 1923. Kjo deklaratë eshtë botuar në medja nga Bahri Omari, i cili më pas u dënua përjetë nga regjimi komunist.
Ja për çfarë e akuzonte Opozita-Qeverinë në vitin 1923
“Deklaratë e Deputetvet t’Opozitës bamun në mbledhjen e Parlamentit më 29 Shtator 1923”
“Duke qënë se Qeverija ka shkelur çeltazi vendimin e përsëritur të Parlamentit, ka përdorur të gjitha mjetet për të ndaluar shpalljen e bisedimeve parlamentare me të cilat opozita ka shfaqur gjendjen kritike të shtetit dhe veçanërisht ka zbuluar mjetet ilegale me të cilat qeverija përpiqet të sigurojë pozitën e vet.
E quajm për detyrë të bëjmë një deklaratë të shkurtër dhe një pasqyrë sinoptike të gjëndjes tonë politike”
“Po të marrim parasysh historinë e viteve të fundit të shtetit shqiptar, do të shohin se të gjitha mjerimet që i kanë rënë në krye kombit tonë, kanë rrjedhur vetëm nga ambicjet e pafundëshme të disa njerzve që kanë qenë në fuqi, të cilët duke u bërë vegël e interesave të nalta të shtetit kanë kërkuar të mbushin me çdo mjet e me çdo mënyrë dëshirat e veta.”
“Me anë tjetër, po të hedhim një sy mbi zhvillimin e dy vjetëve parlamentare, dalin në shesh gjithnjë e më tepër në këto kohët e fundit tendencat për realizimin e këtyre ambicjeve, të cilat me intrigat që janë përdorunr e me reakcjonet që kanë shkakëtuar shpjegojnë të gjitha shkaqet e levizjeve të dëmshme që kanë shkretëtuar vendin e fenë.”
“Shkaku kryesor që na bën të jemi kundrështarë të qeverisë se sotshme është ky:
se shohim që sistemi i saj në kundërshtim me sypëranin e Popullit duke nisur nga një oligarki që ka identifikuar Shtetin me veten vet, po transformohet ditë për ditë në një diktaturë personale.”
“Është e tepërme të themi se ku po na shpie ky system qeveritar, në diktaturë personale e në lufte civile, apo në një vdekje të kadalshme, udhë të dyja që sjellin shkatërrimin e vendit.”