Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani në një takim me gazetarët e terrenit në mbyllje të muajit mars, bëri një bilanc të dosjeve me impakt dhe interes publik.
Ai u ndal sëpari tek afera e proanve të ushtrisë ku tha se ky hetim është në vijëmësi të disa kohëve por porti ushtarak në Sarandë njohur si porti i “Limian” i është kthyer pronë ushtrisë shqiptare dhe aio smund të preket nga askush duke bërë aty ndërtime apo ta tjetërsoj qoftë edhe fizikisht paçka se sekuestro është preventive.
Dumani sqaroi se ka ndryshuar drejtueson e sektorit kundër korrupsionit në SPAK duke vendosur aty prokurorion Klodian Braho ndërsa më herët ky post është mbajtur nga Edvin Kondili.
Klodian Braho
Në këtë sector prej 1 mars 2023 sipas Dumanit kanë nisur nga puna edhe tetë hetues financiar, të ndarë 4 për sektorin e hetimit të zyrtarëve të lartë dhe 4 për grupet kriminale.
Ndalur tek hetimi i Ish zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj Dumani sqaroi se “Nuk i marrim leje kërkujt e thërrasim kushdo të jetë për ta marrë në pyetjey Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku gruoi vlerëspi se në këto ambjente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë.prëgjighur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse fo e shikojmë të nevojshme.
Tek një nga hetimet që ka jetëgjatësin e vetë SPAK, ai i Sterilizimit dhe CheckUp Dumani ngriti shqetësimin se dosjet e mbartura ende nuk përfundohen nga prokuror të cilët e kanë tagër ekskluziv fatin e dosjes.
‘’Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura, kam qenë kërkues me prokurorët që çështja të përshpejtohet, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë, është në përgjegjësinë e prokurorit, po bëhen veprime.”
Për aferën e Inceneratorit të Tiranës për herë të parë kreu i SPAK sqaroi se ska një sekuestro pasi ende SPAK nuk di kush është pronari i tij dhe përfituesi i parave.
“I takon prokuorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh madhe. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet ti gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.
Vijon…..