Të barabartë para ligjit, në shqipëri është vetëm një postulat i shkruar në letra!
Një rast flagrant rezulton se si pabarazia është kthyer në trend jo vetëm duke sfiduar ligjin, sëpari duke bërë ligje që ndëshkojnë qytetarët, duke bërë ligje që do duhet të zbatoheshin nga ata që i bëjnë dhe më pas tu kërkohej llogari qytarëve!
POLITIKA është ajo që Shkel ligjin dhe më pas ky shembull negativ ndiqet nga të kosnideruarit “të fortët, lacat, xhama zinjtë” e deri tek grupet kriminale.
Nga një vëzhgim i bërë online në faqen e gjobave tek posta shqitpare rezulton se automjeti me targa AA111EN i cili është përdorur nga Lulzim Basha ish kreytar i Partisë Demokratike ka 17 gjoba të papaguara.
Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës ky mjet është përdorur edhe nga Gazmend Bardhi dhe nuk dihet nëse gjobat i përkasin të gjitha përdorimit të mjetit me pasagjer Bashësn apo Bardhin!
Këto gjoba datojnë nga viti 2021 deri në vitin 2023!
A ka ndonjë privilegj se si me kaq shumë gjoba një automjet mund të qarkulloj lirshën në rrugët e vendit?
Teksa policia ka guxuar ta gjobisë, përse nuk e bllokon mjetin me kaq shumë gjoba të papaguara?
Nëse do të ishte mjeti i një qytetari jo vetëm do bllokohej e sekuestrohej, por pa paguar gjobat dhe kamatvonesat ai sdo e merrte kurrë!
Të shpresojmë se dy politikanët as nuk e dinë këtë situatë të mjetit me të cilin udhëtojnë ose nëse do të ishim në një shtet normal, si Angli. Aty ku kryeministri pagoi gjobën dhe kërkoi ndjesë që svendosi rripin e sigurimit. Basha ose Bardhi kush nga të dy e përdor, sot duhet të ishte në këmbë dhe makina e bllokuar!