Një informacion se trafikantët kishin parkuar një gomone dhe një furgon në grykderdhjen e lumit Seman në Darzezë, ka alarmuar jo vetëm policinë kufitare shqiptare.
Delta Forcë, Fnsh e Vlorës dhe autoritetet italiane kanë nisur patrullimet në terren.
WebLajm sjell ekskluzivisht foton e fiksuar nga monitorimi ajëror ku gomonia kishte dalë në breg pranë furgonit.
Por në vend të drogës që dyshohej se po ngarkonte, ishin peshkatarët që po vendosnin aty rrjetat dhe disa arka peshk të zëna në det.