Blerja e ushqimeve me tabletë dhe pagesa me llogari bankare është nisma më e re në burgje. Avokati Kujtim Cakrani duke folur në “FactCheck” thekson se sistemi ynë peritencial s’ka nevojë për reklama, por për një ligj special që rehabiliton të dënuarit.
Problemi qëndron që të burgosurit kanë nevojë të ushqehen, për ndihma sociale nga shteti, por edhe për një ligj special të veçantë që të rehablitohen. Burgu s’i rehabiliton. Në burgjet shqiptare nuk funksionon arsimimi. Nuk ka shkolla. Në burgjet europiane ka shkolla të mesme dhe universitet. Qëllimi kryesor i shoqërisë është që të rehabilitojë. Një 21-22 vjeçar që hyn në burg për një vepre penale që e ka bërë padashje në kushte adoleshence, dhe që andej duke qenë në ambient të papërshtatshëm pastaj del me mendësi të tjera. Sistemi ynë peritencial s’ka nevojë për këto reklama, por ka nevojë për ndërhyrje në themel të ligjeve peritenciale të vendeve të BE”.
Marrë nga MCN