Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorët të Njësisë Nr. 5 në kryeqytet. Këlliçi shpjegoi në mënyrë të detajuar për banorët e kësaj njësie, programin e tij për drejtimin e kryeqytetit në katër vitet e ardhshme, ku fokusi do të jetë ulja e kostove të jetesës për të gjithë qytetarët e Tiranës. Fillimisht, Belind Këlliçi u dha garanci banorëve të kësaj njësie për mbrotjen e pronës. Duke iu përgjigjur intersit të qytetarëve për projektvendimin e qeverisë, që parashikon shembje të pallateve mbi 50 vjet, Belind Këlliçi u shpreh se kjo gjë nuk do të ndodh pas 14 majit. Sipas tij, nëse ka nevojë për auditim të pallateve të vjetra, ai do të kryhet me një grup të përbashkët ku pjesë do të jenë dhe vetë banorët.
“Me Belind Këlliçin pas 14 majit asnjë godinë mbi 50 vite nuk do të shembet, shtëpia e asnjë qytetari nuk do të preket. Ma dëgjoni mirë: nuk kemi nevojë ne të prishim pallatet “Agimi” për të ndërtuar pallatet Erioni. është shumë e thjeshtë, nëse ka nevojë, unë do të ngre një grup auditi, ku do të ketë përfaqësues të banorëve në atë grup, dhe akt ekspertizat nuk do t`i bëjë më sipas qejfit Erion Veliaj apo klientela, por do të jenë vetë banorët që do të njihen me situatën në pallatet e tyre_”-u shpreh Këlliçi.
Belind Këlliçi foli edhe për situatën me betonizimin dhe hapësirat publike, që prek jo vetëm njësinë Nr.5 por të gjithë kryeqytetin. Sipas Belind Këlliçit Tirana nën drejtimin e Erion Veliajt është kthyer në qytet që ka varësi të frikshme nga betoni, ndërsa premtoi se pas 14 majit në të gjithë Kryeqytetin do të krijohen 500 oaze të gjelbërta, ndërsa foli edhe për paketën fiskale që parashikon ulje të taksave dhe tarifave vendore për 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme.
_“Tirana të vetmen të ardhur që ka në buxhtein e vet, ka të ardhurat nga lejet e ndërtimit. Ky është një qytet që është i varur në mënyrë të frikshme nga sasia e betoni dhe llaçit që hidhet në ditë. Dhe po ta heqësh atë, nuk mbetet asgjë, se biznesit të vogël i kanë marrë frymën. Unë do të reduktojë për biznesin e vogël dy tarifa me 50%: hapësirën publike, që është tarifa më korruptive në bashkinë e Tiranës. Dhe tarifën e pastrim gjelbërimit me 50%. Kjo do të sjelli më shumë para te biznesi i vogël. Pastaj premtimi që i ka shfazuar, premtimi që unë kam dhënë për ndërtimin e 500 oazeve të gjelbërta, vendpushimeve të gjelbërta për qytetarët dhe qytetin. E di sa na duhet, na duhet vetëm 200 metër katror hapësirë për 1 lagje Tirana ka 569 lagje, unë kam premtuar 500 vetëm Brenda 4 viteve të para. ..nevojiten 100 mijë metër katror në të gjithë Tiranën për të vendosur 500 kënde pushimi dhe në total nëvojiten 5 milionë euro për 4 vjet”_-u shpreh Këlliçi.
Në Njësinë Nr.5, një tjetër problem, ashtu si në shumë lagje të Tiranës, është mungesa e kopshteve, shkollave apo dhe çerdheve publike. Belind Këlliçi u angazhua që pas 14 majit, në këtë zonë, por edhe në të gjitha njësitë administrative të Tiranës, të ndërtohet së paku një kopësht, një çerdhe dhe shkollë.
_“Tirana sot ka 39 çerdhe dhe 46 kopshte që mund të sistemojnë dhe mund të mbajnë, të akomodojnë vetëm 12 mijë fëmijë. Çfarë ndodh me 38 mijë fëmijët e tjerë në këtë qytet? Çfarë ndodh me të gjithë zonën nga Liqeni i Thatë deri m’at anë Kodrës së Diellit që janë pothuajse 54 mijë banorë dhe nuk ka 1 çerdhe, 1 kopsht apo 1 shkollë për të mos shkuar te Unaza e Re që nuk është zona juaj, por që janë 70 mijë banorë dhe nuk kanë 1 kopsht, 1 çerdhe apo 1 shkollë. Jam i vendosur që në Njësinë Nr.5 dhe në të gjitha njësitë e tjera, të ndërtojë, minimalisht këtu një gjimnaz, një kopësht dhe një çerdhe, që është e domsdoshme për këtë zonë. Por mbi të gjitha në të gjithë Tiranën unë t`i përgjigjem me nevojën e duhur të gjitha njësive me kopshte, çerdhe dhe shkolla për fëmijët e tyre_”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.
Premtimi i tij kryesor është ai për transport publik falas në të gjithë Tiranën. Para banorëve të njësisë NR.5 në Tiranë, Belind Këlliçi shpjegoi se ky angazhim është jo vetëm i realizueshëm, por do t`u shërbejë dhe lehtësojë kostot e jetesës 200 mijë qytetarëve në ditë. Kandidati i opozitës, ironizoi edhe kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, që dikur premtoi tren elektrik, por ky premtim nuk u realizuar kurrë.
_“Kush nga ju e ka përdorur trenin elektrik të Erion Veliajt? Po a ka tallje më të madhe? E kishin harruar qytetarët, unë e kam nxjerrë dhe do ta rinxjerr gjatë gjithë kohës një premtim të famshëm që ka bërë që do ta kishte përfunduar brenda vitit 2020 ku do të ndërtonte një tren elektrik që brenda Tiranës të punonte me energji elektrike se nuk e ndot Tiranën ai nuk e ndot ambientin dhe sapo të dilte nga Tirana të punonte me naftë. Po a ka tallje më të madhe se kjo me qytetarët? Sigurisht për ata që besojnë 1 milionë pemët dhe trenin elektrik ne jemi gabim dhe plani jonë nuk është i mirë prandaj atyre u ka hyrë frika për premtimin numër 1 të kësaj fushate “autobusët falas”.Transporti publik falas! Çfarë do të thotë, fare shkurt, kostoja ëhstë 140 mijë bileta priten mesatarisht në ditë herë 40 lekë janë 54 milionë lekë në ditë në muaj shkon 1.5 milionë euro, në vit shkon 18 milionë euro. 1.5 i subvencionon sot që flasium bashkia për karburantin mbeten 16.5. Ku do të gjenden paratë? Po pse more kur paska 430 milionë euro për incinerator fantazëm nuk ka 16.5 për transport public falas për 200 mijë qytetarë në ditë? Të gjithë more të gjithë, jo pensionistët. Të gjithë! Jo, ta them unë, të gjithë ne në këtë sallë paguajmë incineratorin e Tiranës që nuk ekziston 14 milionë euro në vit_”-tha Këlliçi.
Për banorët e njësisë Nr.5, Belind Klliçi foli edhe për një tjetër problem që shqetëson qytetarët e Tiranës, çdo ditë, parkimin. Pas 14 majit, Belind Këlliçi u zotua që 30% e parkingjeve publike që ka aktualisht bashkia e Tiranës, të kthehen pa pagesë në shërbim të qytetarëve. _“Pas 14 majit minimalisht 30% të vendeve që janë me parkim, do t`i kalojnë komunitetit pa pagesë, sepse ka nevojë qytetari kur mbaron ditën e punës, të shkojë në shtëpi dhe të gjejë një vend për të parkuar makinën. Sot është bërë e tmerrshme, duhet të luash kokë a pil të gjesh një vend parkimi, apo shpesh herë shihni sherr midis banorëve apo personave që nuk banojnë aty, por parkojnë makinat_”-u shpreh Këlliçi.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e njësisë Nr.5 në Tiranë, Belind Këlliçi u angazhua që Teatri Kombëtar, i shembur nga Erion Veliaj, të rindërtohet në të njëjtin vend dhe siç ishte më parë. Gjatë takimit me banorët e kësaj njësie, kandidati i opozitës prezantoi edhe disa nga emrat që garojnë në listën e opozitës për këshillin bashkiak.