Teksa Fushata Elektorale për lokalet e 14 Maj do edhe tre ditë të nis zyrtarisht. Incidenti i Parë që ka marrë ngjyrime politike është shënuar në Shkodër, Vau Dejes. Në banesën dhe automjetin e kreut të rithemelimit në Vau Dejes Benard Ndreca është vendosur tritol që ka shpërthyer. Fatëmirësisht pa pasoja në njerëz apo lëndime, vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa vetë Ndreca ka thënë se ai ska asnjë konflikt dhe këtë ngjarje e cilëson me prapavijë politike për të trembur atë dhe votuesit mbështetës të Rithemelimit.