Teksa kontratat e Partneritetit Publik Privat, PPP njohur edhe si Konçesione janë debat aktual dhe shpesh me ??? Apo akzua për korrupsion nga palët politike. WebLajm sjell historinë e konçesionit dhënë 98 viteve më parë në qendër të Tiranës. Si u dha pëlqimin për 15 vite konçension për kinemanë Nacional? me argumentin se rinia do shijojë vepra artistike Ki
Postimi i Drejtorisë së Arkivave
#AeDiniSe ku ndodhej Kinemaja Teatër Nacional?
Kjo kinema, e para publike në Shqipëri, gjendej në hapësirën që zë Teatri i Kukullave i sotëm. Në vitin 1925, Shoqëria Kinema-Teatrore Nacionale i dërgon Ministrisë së Drejtësisë një raport justifikativ përmes të cilit kërkonte ndërmjetësimin e qeverisë për dhënien e një koncesioni (15-vjeçar), në funksion të ndërtimit të kinemasë.

Kjo kërkesë që iu delegua edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit, u cilësua e pëlqyeshme pasi mendohej se do të kontribuonte në zhvillimin artistik dhe kulturor të kryeqytetit. “Veçanërisht edukata e brezit t ri ka për të përfituem shumë, pasi me anën e çfaqsinave kinema-teatrore të zgjedhura për këtë qëllim, djelmnia do të stërvitet në të shijuem e veprave artistike dhe kështu ndjesit e bukura të estetikës kanë me marrë një formë të mirë.”- argumentonte Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit.


