Pas afro një muaji nga arrestimi efektivi Reneas Altin Morina lë qelitë e paraburgimit. Gjykata penale tiranë e cila i caktoi më 18 Mars masën e sigurisë arrest në qeli, ka vendosur tashmë detyrim paraqitje tek oficerët e policisë gjyqësore në prokurori.
Prova që bindi gjykatën të heq arrestin ishte deklarimi i biznesmenit të njohur nga Morina se paratë ishin të tijat dhe ato ishin tërhequr në bankë, duke përjashtuar pistën e pastrimit të parave apo të origjinës kriminale të tyre. WebLajm publikoi më herët edhe origjinën se si këto para ishin tërhequr tek një bankë e nivelit të dytë në Tiranë.