Familja Baxhaja iku në Gjermani për një jetë më të mirë, por Shqipëria do ti rikthehej për 72 orët e tmerrit që vajza e tyre, R. Baxhaja pësoi në Tiranë.
Ish sportijsa e Hendbollit në Gjermani pranë klubit Damen Wuppertaler e cila pasi ishte shkëputur nga Sporti do të punonte si infermiere, për tre ditë me rradhë duke nisur nga data 12 më pas 13 e deri më 14 Prill do të rrihej barbarisht me këmbë karrike, grushte, shkelma e deri kërcënim me thikë.
“Mbylli derën me çelës dhe për tre ditë, duke nisur nga data 12,13 dhe 14 më godiste me grushte, shkelma, këmbën e karrikes dhe nëse do të ngrija zërin për të kërkuar ndihmë do më vriste me thikë, ai më kishte marrë edhe telefonin” ka rrëfyer Baxhaja tek hetuesit
Është ky rrëfimi që e reja ka dhënë për hetuesit ndërsa I dashuri apo i fejuari i saj Gerald Gusholli
pas tre ditë dhune do të arrestohej mëngjezin e 16 Prillit në bordin e një mercedezi luksoz rreth orës 4:15.
Gerald Gusholli është arrestur për akuzën e dhunës në familje nëpërmjet kanosjes për vrasje dhe plagosjes së rëndë me dashje, sipas nenit 130/a/2 dhe 130/a/3.
Ai pritet të dalë nesër para gjykatës penale tiranë për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa e reja e cila dikur ndihmoi në spital Gushollin pa e ditur se do ta kishte herë krah jetës si të dashur e herë si dhunues, sipas burimeve për WebLajm nga policia e shtetit ka kërkaur mbrojtie për jetën.